Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gabimet më të mëdha që bëjnë nënat me fëmijët gjatë stinës së dimrit

18.11.2017 - Në dimër temperaturat ulen ndjeshëm.

Metabolizmi i trupit sa vjen e ngadalsohet duke e bërë trupin e fëmijës ta ulë aftësinë për të rregulluar temperaturën trupore, prandaj në këtë stinë të flohtë fëmijët preken më thjeshtë nga gripi. Për ata fëmijë të cilët gëzojnë një system të dobët imunitar, duhet treguar më shumë kujdes. Shumë nëna të reja gabojnë në këtë kjudes që duhet të tregojnë gjatë kësaj stine me fëmijët e tyre.

1. Ta teprosh me veshjen trashë të fëmijës

Kur bebet flenë nënat insistojnë që ta veshin shumë trashë atë dhe madje ta mbulojnë dhe me batanije të leshta, për t’u mbrojtur sa më mirë nga i ftohti. Por kjo nuk është aspak e duhur, sepse e rrit shumë temperaturën e trupit të fëmijës dhe e bën atë të djerësisë. Nëse ndodh kjo atëherë duhet të mërrni masa, pasi bebja në këto raste priret të preket më shumë nga i ftohti.

2. Drerësitja me qëllim për të ndaluar ethet

Kur të rriturit kanë ethe mënyra më e mirë për ti ndaluar ato është nëpërmjet djerësitjes. Në këtë mënyrë të rriturit vishen trashë që të stimulojnë gjendrat e djersës të veprojnë. Por kjo gjë nuk funksionon tek fëmijët. Sistemi i balancimit të temperaturës në trupin e fëmijës është ende i dobët, pra kur fëmija vishet trashë gjëja e parë që ndodh është rritja e temperaturës së trupit dhe jo djerësitja. Kur fëmijët kanë ethe të rriturit thonë që nuk është mirë që fëmija të bëj dush, por është shumë e gabur. Kjo është një metodë shumë efektive për uljen e temperaturës së trupit, por dhe lagja e trupit të fëmijës me një peshqir është po aq e rëndësishme.

3. Nëna fle e përdafuar me fëmijën

Fëmija ka nevojë të ushqehet me gji disa herë gjatë natës dhe kur nëna fle ngjitur me të ka ngjasa që gjinjtë të bllokojnë gojën dhe hundën e fëmijës, duke i bllokuar atij rrugët e frymëmarrjes. Pra duhet treguar shumë kujdes në të tilla raste.

4. Heqja e menjëhershme e rrobave sapo fëmija futet në një mjedit të ngrohtë

Kur fëmijët kanë qënë duke luajtur dhe lëvizur për një kohë të gjatë dhe futen brenda, prindërit do ia ndërrojnë mënjëherë rrobat sapo të shohin që janë djerësitur, pa e ditur që kjo është e gabuar. Kur fëmijët janë të djerësitur poret e trupit janë ende të hapura dhe nëse fëmija bie në kontakt me të flohtin mund të sëmuret mënjëherë. Mjekët sygjerojnë që fëmija të qëndrojë gati 10 minuta para se të ndërrohet në mënyrë që trupi të mësohet më temperaturën e dhomës, gjatë kësaj kohe poret janë mbyllur gradualisht me pakësimin e qarkullimit të gjakut.

Ato çka përmendëm më sipër i hasim çdo ditë dhe me shumë mundësi i bëjmë gabim, pa ditur se çfarë shkaktojnë ato. Pra çdo nënë duhet të këtë shumë kujdes me fëmijën gjatë stinës së dimrit, sepse dimri është stina më e pabesë e vitit.

Burimi: Kids’Time

/komuniteti