Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Genderocite

18.01.2013 - “Genderocite”, një krahasim me genocidin, kështu e kanë quajtur defiçitin e dukshëm të grave në shumë vende të botës.

Traditë anti-femërore që ne fakt prodhon atë që Amartya Sen, fituesi i çmimit Nobel, e bëri popullor që në vitin 1990: humbjen e femrave.

Në Kine, Indi dhe ne Ballkan, vajzat vriten, abortohen ose braktisten vetem sepse jane vajza. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 200 milione vajza mungojne ne bote per shkak te ketyre arsyeve.

Natyra, për hir të së vërtetës është treguar e drejte. Raporti natyror mes lindjeve te meshkujve dhe femrave është rreth 105 femijë djem për çdo 100 fëmijë femra.

Megjithëse duket si një superioritet, ne fakt ekuilibri arrihet me tej, duke pasur parasysh se ne pesë vitet e para te jetës vdesin më shumë djem se vajza, e duke u përforcuar me faktin se femrat jetojnë më shumë se meshkujt.

Por, në disa vende të botes, ashtu sikurse dhe në Shqiperi, raporti nuk është aspak natyral. Sipas raportit për abortin selektiv të “Ëorld Vision” dhe “UNFPA”, Kina mban vendin e parë në rritjen e mungesës së ekuilibrit mes sekseve ne lindje, ku raporti arrin nga 120 femijë meshkuj për 100 femra.

Në Azinë Jugore, vendi më i prekur është India. Niveli i përgjithshëm i mashkullorësisë në lindje prej 109 është më i butë në krahasim me Kinën, por ka vende në Indinë veriperëndimore ku ka rreth 700 femra per 1000 meshkuj.

Vietnami është një vend ku ky fenomen ka ndodhur se fundmi, vetëm pas vitit 2003 – dhe me ritme të shpejta për shkak se ka arritur nivelin 112.

Në Kaukazin Jugor, nivelet e mashkullorësisë në lindje arritën deri në 118, në një kohë të shkurtër, gjatë dekadës së kaluar. Kjo ka ndodhur në Azerbajxhan dhe Armeni.

Shqipëria, ku niveli i mashkullorësisë në lindje është shumë më i lartë se niveli biologjik, duket se është pjesë e një grupi të gjerë rajonal me raport të lartë, ku përfshihet edhe Mali i Zi, Kosova dhe pjesë të Maqedonisë (e ashtuquajtura zona e Pologut që përfshin Tetovën dhe Gostivarin)./tch/

/komuniteti