Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjenden përbërës të rrezikshëm në ushqimin për bebe të prodhimit serb “Juvitana”

16.11.2016 - Ministria e Shëndetësisë e Serbisë tha se ka zbuluar mbetje të pesticideve në tetë lloje tjera të kompostos të prodhuara në fabrikën e Inxhijës që bën prodhimin e ushqimit të bebeve “Juvitana”, degë e Swisslion-Takovo.

Mostrat e testuara të ushqimit të bebeve të prodhuara nga “Juvitana” kanë treguar se edhe kompostot që kishin datën e skadencës më 2017 dhe 2019 përmbajnë mbetje të pesticideve mbi nivelin ligjor të 0.003 mg/kg, ka thënë ministria serbe e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, raporton Koha.net.

“Juvitana” ka ndaluar aktivitetet prodhuese në fabrikën e saj në Inxhi pasi ministria e Shëndetësisë gjeti mbetje të pesticideve në disa prej prodhimeve të saja. “Juvitana” ka thënë të premten ka kërkuar kryerjen e testimeve të të gjitha ushqimeve të bebeve të prodhuara në fabrikën në Inxhia, në Serbinë veriore, dhe ka thënë se do të mbyll atë krejtësisht nëse del se produktet janë të pashëndetshme.

Swisslion-Takovo kontrollon tërë kapitalin e “Juvitana”-s përmes kompanisë së saj simotër “Kompanija Takovo Gornji Milanovac”.

Burimi: koha.net

Nena sumejes (7 vite më parë)
Nena ju lutem kujdes mos u jepni femijeve prodhime te armqieve tane me me cdo kusht shohin qe te ardhn tone ta shkateojn rinein tone e femijet tane. Une kurrr asnjeher femijeve te mi sku kam jap pllazma, si pasteoj me Jonson ose me Kosil, ju litem gjithmone shikojini vendin e prodhimit te produktit ka edhe pmapersa si dhe peceta mujore qe kan materie te damshme vetem per te na shkateuar, pastaj prodhimet e Banini, Stark, Jaffa, kto te gjitha forma te armiqeve tane . ka produkte edhe nga kosova e shqiperia maqedonia qe jane te shishme ose me mire mos ta hane te dyshimten.

/komuniteti