Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjirokastër, materniteti i shkatërruar

27.02.2013 - Materniteti i Gjirokastrës i shërben gjithë qarkut për lindjet. Edhe pse ministri i Shëndetësisë vjen nga ky qark, gjendja e ndërtesës ku çdo vit vijnë në jete 500 foshnja, është skandaloze.

Ndërhyrja e fundit restauruese këtu është kryer në vitin 1985. Godina sot vuan lagështinë, amortizimin e mureve, dritareve, orendive, shtretërve dhe fasadës. Investimi i planifikuar të kryhej brenda vitit 2012 është zhvendosur për 2013 sipas drejtorit të spitalit Genci Sinoimeri kjo për shkak të ndryshimit të vlerës së preventivit për projektin e hartuar që prej vitit 2004.

"Ka patur një rikonstruksion të pjesshëm të sallës kryesore, që është edhe salla e operacioneve dhe e pavioneve ku është instaluar ky shërbim. Gjithësesi kushtet lënë për të dëshiruar dhe mund të them se që para viteve 90, nuk është vënë dorë për të rregulluar tërësisht kushtet e këtij materniteti", thotë Sinoimeri.

Materniteti ju shërben rasteve të patologjive gjinekologjike dhe lindjeve të fëmiëve nga i gjithë rajoni, përfshi këtu Tepelenën, Përmetin, Srandën dhe Delvinën. Gjatë vitit 2012 numri i lindjeve ka qenë 448 shifër kjo të paktën dy herë më e ulët krahasur me pak vite më parë. Si pasojë e mungesës së kushteve minimale qindra cifte preferojnë të lindin fëmijët e tyre në maternitetin e spitalit të Janinës në Greqi ./tch/

/komuniteti