Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjumi i drekës bën mirë

05.07.2012 - Gjumi i ditës i ndihmon fëmijët që të përqendrohen, të mësojnë më shpejt dhe madje edhe që të dalin më mirë në provime në shkollë, vërtetoi një studim.

Sipas të dhënave, të gjithë njerëzit, por kryesisht të miturit ndihen më pak në ankth dhe më të motivuar për të arritur rezultate të mira, ndërsa fitojnë aftësi të shtuara për të reflektuar, nëse pushojnë të paktën një orë gjatë ditës.

I njëjti studim pretendon se është thelbësore për mirërritjen e një fëmije që atij t’i jepet më shumë kohë për të menduar në lidhje me fenomenet e ndryshme apo gjërat e reja me të cilat njihet në jetë.

Megjithatë, ndonëse secili prej nesh fillon të mendojë që prej moshës 3-vjeçare në mënyrë konkrete, një studim i thellë i vetvetes ka nevojë për një tru sa më të qetë.

Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore, duke studiuar disa mënyra komplekse të mënyrës se si çlodhet truri, arritën në përfundimin se mënyra më e mirë për t’u relaksuar është gjumi i drekës.

”Çlodhja e trurit lidhet ngushtë me mënyrën se si funksionojnë emocionet, logjika apo gjykimi moral, në të njëjtën kohë që ndikon edhe aspekte të ndryshme të të mësuarit apo kujtesës. Si e tillë, është thelbësore për të miturit dhe gjumi gjatë ditës është ai që shton më shumë këto efekte”, shkruan revista e Shkencave Psikologjike./tch/

Besiana Kosumi (12 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes fetare]

/komuniteti