Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gruaja që lind në koma

06.02.2013 - Një 30-vjeçare shtatzënë në muajin e nëntë ka shpëtuar mrekullisht bashkë me beben e saj, falë një ndërhyrje të specializuar të ekipit të mjekëve të sanatoriumit dhe atij të maternitetit "Koço Gliozheni".

"Pata një komplikacion, një marrje fryme të menjëhershme. Këtu humba fare thuajse ndjenjat, nuk kisha më fare frymëmarrje", tregon nëna Patris Nika.

Nëna e re është paraqitur para një jave në gjendje të rëndë shëndetësore në sanatorium, duke vijuar me tej me frymemarrje te komanduar, aq sa mjekët janë vënë në dileme, nese duhet te shpetonin beben apo nenen.

"Nëna ishte në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore ishte me frymëmarrje artificiale, bebi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore sepse kishte rënie të rrahjeve të zemrës. Eshtë bërë e mundur që të lindë me urgjencën më të madhe. Në momentin e lindjes bebi ka qenë me 30 deri 40 rrahje në minutë, ndërkohë që norma është 140 rrahje per minute. Eshtë transportuar menjëherë urgjentisht në reanimacion në maternitet dhe bebi ka qenë një ditë e gjysmë i intubuar. Më pas e mori veten gradualisht dhe tani bebi është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pret që të dalë edhe nëna nga spitali", thotë Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit "Koco Gliozheni".

Ekipi i kirurgeve gjinekologe ka kryer operacionin ne Sanatorium, duke shpetuar beben e pare te kesaj nene te re, e cila eshte paraqitur me insuficiense respiratore per shkak te problemeve kardiake.

"Ka ardhur me vuajtje të frymëmarrjes, insuficiensë të rëndë respiratore. Vuante mushkëria, vuante edhe zemra. Nëna vazhdon në mjekim, sepse përvec patologjisë, mbetet ende problem kardiomiopatia perinatale", thotë Epaminonda Fybe, drejtor i Sanatoriumit.

Ministri i Shëndetesise Vangjel Tavo ka vizituar nenen, e cila vazhdon te trajtohet nen kujdesine mjekeve te sanatoriumit, po nderkohe inkurajon bashkepunime te tilla te ekipeve mjekesore edhe me spitalet jopublike .

"Problemi realisht ka qenë shumë serioz dhe falë një bashkëpunimi shumë të mirë midis drejtorisë dhe ekipit mjekësor të sanatoriumit dhe drejtorisë dhe ekipit mjekësor të maternitetit është bërë e mundur që të shpëtojnë dy jetë, edhe gruaja edhe fëmija", thotë Tavo.

Fale bashkepunimit te dy ekipeve mjeksore jane shpetuar dy jete.Tashme Mami Patris do te gezoje bebe e saj te parë Klea, te cilen ende nuk e ka pare./tch/

/komuniteti