Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Guida shëndetësore zhduk fjalën “baba”

29.05.2012 - Autoritetet skoceze vendosën heqjen e fjalës “baba” nga guida shëndetësore me informacione për rritjen e shëndetëshme të fëmijës, dhe zëvendësimin e saj me fjalën “partner”.

Në buletinin e 14-të të “Ready Steady Baby”, nuk figuronte në asnjë rresht fjala “baba”, por gjendej e zëvendësuar nga fjalët si “prindër” dhe “partner”.

Vendimi për heqjen e fjalës është marrë nga redaktorët e guidës së përvitëshme, të cilët sqaruan se gjithcka ishte ndërmarrë për të mos ofenduar komunitetin e personave të të njëjtit seks në marrëdhënie mes tyre.

“Fjala baba nuk respekton personat që kanë një marrëdhënie me persona të të njëjtit seks. Pra ofendon komunitetin e homoseksualëve që kërkojnë të marrin njohuri për rritjen e një fëmije të adoptuar apo të lindur nga një raport me një të tretë”, thuhet në sqarimin e nxjerrë nga vetë botuesit e guidës shëndetësore./tch/

Besiana Kosumi (12 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
(12 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes ofenduese]
(12 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak të raportimeve të shumta si koment fyes!]

/komuniteti