Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Habiten mjekët! Lind foshnja në Kosovë me një dhëmb në gojë

21.01.2019- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur. Një foshnjë nga Prizreni ka lindur me një dhëmb të vogël në gojë. Amelia Krasniqi është vogëlushja e cila lindi më 7 janar të këtij viti, por mjekët janë habitur kur kanë parë dhëmbin e saj të vogël në gojë.

Ky fenomen i pari në trevat shqiptare i ka habitur gjithashtu edhe familjarët, ndërkohë që fotot e vogëlushes po shpërndahen kudo në mediat e Kosovës dhe mediat sociale.

Babai i Amelias, ka folur për median 04Online ku ka treguar se vajza e saj është e veçantë, se ka lindur me një dhëmb të dalë para kohë, edhe pse foshnjave iu dalin dhëmbët pas gjashtë muajsh.

Sipas mjekëve, asaj duhet ti hiqet dhëmbi për shkak se ka rrezik se mund ti bjerë e më pas të gëlltisë. Më poshtë keni fotot e publikuara nga mediat e Kosovës, sigurisht me lejen e prindërve.

Burimi: referuar mediave nga Kosova

/komuniteti