Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ju dhe gripi stinor

06.02.2012 - Gripi stinor është një infeksion (sëmundje) akut viral respirator i shkaktuar nga viruset e gripit stinor.

Çdo grip stinor përhapet nga viruse të ndryshme të tij dhe prek njerëz të ndryshëm në bazë të aftësisë së trupit të tyre për të luftuar infeksionin.

Egzistojnë disa tipe virusesh që shkaktojnë gripin si tipi A, B e C. Tipet e viruseve A e B janë shkaktarët më të shpeshtë të gripit.

Si përhapet gripi

Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë,gojën apo hundën.

Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe mbas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor.

Përsa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shënjave të gripit. Por veçanërisht te fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha infektuese mund të jetë pak më e gjatë.

Kush rrezikon prekjen nga gripi stinor?

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët.

Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit stinor ose të bëjnë komplikacione nga gripi.

Në rrezik më të madh janë:

• Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç ,sidomos deri në 2 vjeç

• Njerzit 65 vjeç e sipër

• Gratë shtatzëna.

• Njerëzit me sëmundje kronike,si: Astma, Diabeti, Sëmundjet e zemrës, Sëmundjet e mushkrive, Sëmundjet e veshkave, Sëmundjet e mëlcisë, Sëmundjet e gjakut, Sëmundjet me ulje të sistemit imunitar si HIV/AIDS,kancer,etj. Kushte neurollogjike,si epilepsia,distrofia muskulare,vonesa të rënda të zhvillimit,etj. Njerëzit obezë.Të rinj nën 19 vjeç që kanë përdorur gjatë aspirinën.

Shënjat e zakonshme të gripit stinor janë:

• Temperaturë e lartë

• Kollë

• Dhimbje fyti

Shënja të mundëshme, sidomos për fëmijët:

• Lodhje

• Dhimbje koke

• Të përzjera

• Diarre

• Të vjella

• Dhimbje barku

• Rrjedhje të hundëve

• Dhimbje muskujsh

Shënjat paralajmëruese për emergjencë

Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse:

Fëmijët shfaqin:

• Frymëmarrje e shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen

• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës

• Nuk konsumon lëngje të mjaftueshme

• Nuk ka gjallëri ose nuk bashkëvepron

• Bëhet nervoz sa që fëmija nuk dëshiron të mbahet

• Rrikthim të shënjave të gripit por me ethe dhe kollë të keqe

• Ethe me një skuqje të lëkurës

• Fortësim i qafës

Të rriturit shfaqin:

• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

• Marramendje papritur

• Konfuzion mendor

• Të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme

Çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga virusi i gripit stinor?

Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, veprimet e përditëshme parandaluese, dhe përdorimin e saktë të barnave antivirale nëse mjeku i rekomandon.

1. Mënyre më e mirë e parandalimit të gripit është vaksinimi me vaksinën anti-grip.

Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.

• Vaksinimi duhet të bëhet çdo vit pasi ka shumë lloje virusesh dhe çdo vit dalin vaksina të reja që mbrojnë nga nëntipe të reja të virusit. Vaksina përmban dy nëntipe të virusit A dhe virusit B të gripit.

• Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor–dhjetor.

• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë mbas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit.

• Injeksioni i vaksinës kryhet në pjesën e sipërme muskulare të krahut.

Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos:

• Fëmijëve mbi 6 muaj

• Personave mbi 50 vjeç

• Personave të grupit që kanë rrezik më të madh për të marrë virusin e gripit

• Personelit shëndetësor

• Grave shtatzëna

• Personave që jetojnë në kolektiv apo spitale kronike

• Personat kujdestarë për të tjerë si edukatoret e cerdheve, kopshteve, kujdestarët e moshave të treta etj.

Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet:

• Personave që kanë alergji nga veza

• Gjendje akute me temperaturë

• Sindroma Guillain–Barre

• Personat që kanë patur reaksion të mëparshëm

• Fëmijët nën 6 muaj

A jep vaksina efekte të padëshirueshme?

Vaksina nuk jep efekte të padeshirueshme. Edhe nëse takohen janë me efekte lokale në vendin e injeksionit të cilat zgjasin 1-2 ditë si skuqje apo dhimbje.

2. Veprimet e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit stinor

• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me shami.

• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool

• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

• Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.

• Ushqehuni shëndetshëm

• Bëni aktivitet fizik

• Bëni gjumë të mjaftueshëm.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni

3. Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit

Ilaçet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues,por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

!!! Kujdes antiviralët jepen vetëm me rekomandimin e mjekut !!!

Nëse jeni të sëmurë me grip apo keni të sëmurë në shtëpi duhet të mbani parasysh:

• Qëndroni në shtëpi.

• Qëndroni veç nga të tjerët

• Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë

• Mbuloni gojën dhe hundën me shami kur kolliteni apo teshtini

• Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

• Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj

• Evitoni kontaktet me njerëzit

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset e banesës/moh.gov.al/

/komuniteti