Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kafshimi tek fëmijët

07.06.2015 - Kafshimi është një sjellje agresive shumë e përdorur nga fëmijët.

Ndonëse shumica e fëmijëve nuk kafshojnë, veçmas ata që janë në moshë trevjeçare, kur paraqitet një tip i tillë i sjelljes te fëmijët e vegjël, ajo nuk duhet të injorohet.

Fëmijët kafshojnë për arsye të ndryshme. Ndonjëherë ndjehen të frustuar ose të rrezikuar nga ndonjë gjë. Në raste të tjera ata në atë mënyrë e shfaqin fuqinë e tyre ndaj të tjerëve. Në raste të tilla është mirë që fëmijëve t’u ndihmohet t’i njohin ndjenjat e tyre dhe t’i mësojmë t’i shprehin ato.

Prandaj fëmijëve qartazi duhet të thuhet se kafshimi është sjellje e papranueshme dhe njëherazi t’u shpjegohet me fjalë që janë të kuptueshme për ta. Pas qetësimit të parë të fëmijës që është kafshuar, është mirë të thuhet diçka si: “Kafshimi vërtet i lëndon fëmijët e tjerë. Unë nuk do të lejoj të të lëndojnë të tjerët, por po ashtu nuk do të lejoj që as ti t’i lëndosh fëmijët e tjerë. Ti nuk guxon ta kafshosh askënd.”

Nëse kafshimi përsëritet, ne mund ta ndajmë fëmijën nga fëmijët e tjerë. Fëmijës duhet t’i shpjegojmë se ai do të kthehet të luajë me fëmijët e tjerë vetëm nëse e ndalë kafshimin. Kështu duhet të bëhen përpjekje që më tej ta pengoni sjelljen e këtillë. Me këtë i parandaloni lëndimet e fëmijëve të tjerë, por edhe i dekurajoni fëmijët e tjerë që ta praktikojnë atë. Të gjithë prindërit duhet ta dinë se duhet të ndërmarrin veprim urgjent që kjo dukuri të eliminohet nga fëmijët e tyre.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti