Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Keni më shumë se një fëmijë? Ja cili është më i zgjuar sipas studimit të fundit

13.02.2017 - FËMIJA I PARË është më i zgjuar se vëllezërit dhe motrat e tij, thuhet në një studim të ri.

Studimi i fundit i bërë nga Universiteti i Edinburgh-ut ka dhënë rezultate për debatin e vjetër lidhur me faktin se cili prej fëmijëve është më i zgjuar, bazuar në radhën e ardhjes së tyre në jetë.

Sipas studimit fëmija i lindur i parë arrin një nivel më të lartë në testin e inteligjencës, në krahasim me vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Shkencëtarët thanë se këto rezultate mund të shpjegohen prej faktit se fëmija i parë merr më tepër stimul mendor dhe mbështetje në zhvillimin e aftësive të të menduarit gjatë viteve të hershme të tij.

Studimi i botuar në gazetën e Burimeve Njerëzore, mund të ndihmojë në shpjegimin e efektit të rendit të lindjes, kur vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj marrin paga më të larta në jetën e mëvonshme.

Burimi: Opinion

/komuniteti