Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Këshilla rreth konsumimit të perimeve nga fëmijët

Femijet pelqejne pjatat e thjeshta dhe me nje shije. Ata kane me shume deshire te hane te emblat si, cokollatat, biskota por edhe makarona, pilaf, mish, prodhimet e qumeshtit, si edhe te kripurat, patatina, patate te skuqura, biskota me krip.

Ne kete logjike, perimet nuk jane te pelqyeshme ne syte e tyre. Kane nje tendence natyrore te quajtur neofobi, urrejne cdo ushqim te ri dhe nuk i shtyn te shijojne gjera te tjera qe ata e njohin me pare. Por me kalimin e kohes, keto pengesa bien.

“Studimet qe ne kemi bere te 155 femijet, nga 8 deri ne 11 vjec, na rezulton se dritherat dhe ushqimet me fibra jane nje pengese per hapjen e oreksit dhe dhenien e mundesise se pelqimit te nje ushqimi te ri”, pohon David Morizet, i cili ka realizuar kete teze te financuar nga fondacioni Louis Bonduelle, mbi zgjedhjen dhe preferencat ushqimore te femijeve.

 

Perzierja

Perzierja e perimeve eshte pak e suksesshme. Recetat me nje perberes, ku perimja eshte e identifikuar dhe e njohur, pra ka me pak hezitim, mund te jete me e mire.

“Me pak te deshiruar jane qepa, preshi, patellxhanet, lakra, avokado”, vazhdon David Morizet. Por kujdes, e rendesishme eshte menyra se si pergatitet. Keshtu ushqimet e ngrira dhe karrota eshte me mire te jene si pure. Nese ju do te perdorni perime te ziera, e rendesishme eshte qe ato te kercasin ne goje si te skuqura. Prandaj duhet t’i jepni te njejtin perim te skuqur, te ziere ne gjelle.

Ne pyetesorin e perpunuar nga David Morizet, nje nga pikat ku u kembengul me shume ishte se iu kerkua femijeve te imagjinonin dy menu qe permbajne perime, nje qe do ia jepnin mikut te tyre, tjetrin armikut. Rezultati: per mikun me te mire, menuja ishte, patate te skuqura me mish me sallate jeshile, domate, kungull, karota.

Per armikun e tyre, perzierje perimesh qe nuk shkojne me njera-tjetren, te skuqura fort apo te ziera fort: panxhar, spinaq dhe patellxhane.

Repa, kastravec, spec, kerpudha: prijini te gjalla ne forma katrore dhe perzieni me ushqimin “mik”: sallate me oriz ose makarone. Shmangni salcat apo uthullen.

/komuniteti