Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Këshillat e suksesshme të Maria Montessorit, për të rritur fëmijë sa më të lumtur

16.11.2017 - Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës së edukimit dhe të rritjes së fëmijëve gjatë shekullit 20.

Ajo ishte e mirënjohur për formulimin e këshillave të shkurtra dhe të paharrueshme për mësuesit dhe prindërit.

 

Në vazhdim iu paraqesim disa këshilla të vlefshme që ia vlen t’i lexoni dhe praktikoni:

1) Fëmijët mësojnë nga ambienti që i rrethon.

2) Nëse një fëmijë kritikohet vazhdimisht, ai mëson të ndëshkojë të tjerët.

3) Nëse fëmija lavdërohet shpesh, ai mëson të vlerësojë të tjerët.

4) Nëse kundrejt fëmijëve tregoheni armiqësor, ai mëson të luftojë.

5) Nëse jeni të ndershëm me fëmijën, ai mëson kuptimin e drejtësisë.

6) Nëse e perqeshni fëmijën, ai bëhet i ndrojtur.

7) Nëse një fëmijë ndihet i mbrojtur dhe i sigurtë, ata mësojnë të kenë besim tek njerëzit.

8) Nëse e bëni fëmijën të ndihet i turpëruar, ai do mësojë të ndihet gjithmonë fajtorë.

9) Nëse fëmija inkurajohet herë pas here, ai do të mësojë të ketë vetëvlerësim.

10) Nëse e pëlqeni i femijen, ai do mësoje durimin.

11) Nëse fëmijës i jepni mbështetje, ai do mësojë të ketë besim në vete.

12) Nëse fëmija jeton në një atmosferë miqësie dhe ndihet i dobishëm, ai do mësoje si të gjejë dashurinë.

13) Kurrë mos flisni keq për një fëmijë, as në pranine e tyre, as pas shpine.

14) Përqëndrohuni në kultivimin e më të mirës në një fëmije. Në këtë mënyrë s’do kete vend për keq brenda tij.

15) Gjithmonë dëgjojeni dhe përgjigjuni pyetjeve të fëmijëve apo kërkesave që ju bëjnë.

16) Respektojeni femijën, edhe kur bëjne gabime. Ai do jetë i aftë ta korrigjoje gabimin sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Për prindërit, arritja më e madhe është rritja e fëmijëve të lumtur. Një seri studimesh tregojnë se shembulli i mamit dhe i babit është shenjë nëse fëmija do të jetë i lumtur apo jo. Eshtë e rëndësishme të mësojmë disa nga zakonet dhe mënyrat e edukimit që ndikojnë tek lumturia e fëmijëve.

 

Marrëdhëniet

Studime të shumta kanë treguar se një fëmijë i vogël është në gjendje të bëjë dallimin në situata të ndryshme. Për shembull kur ka të bëjë me mamin e tij, me gjyshin, apo me një fëmijë të vogël. Prandaj është e rëndësishme që prindërit të lënë hapësirë për fëmijët për të ndërtuar marrëdhënie të ndryshme. Një fëmijë që rritet me marrëdhënie të ndryshme, kur të rritet ka mundësi për të qenë i lumtur në mënyra të ndryshme.

 

Liria për të qenë vetvetja

Ndoshta nuk ekziston një ndjesi më e keqe sesa mungesa e lirisë për të qenë ato që ndjeheni brenda vetes. Kjo lloj mënyre edhe tek fëmijët nuk tregohet nga ana e prindërve në shumicën e rasteve me fjalë, por ndoshta me një shikim apo diçka tjetër. Të gjitha ndjesitë që u ndalojnë fëmijët të bëjnë një veprim të caktuar e ndalon fëmijëve që të rritet i lumtur. Kështu ështe e rëndësisme që prindërit të pranojnë në rradhë të parë fëmijët e tyre sesi ata janë.

 

Pritshmëritë

Ajo çka mami apo babi mund të presë nga fëmija i tyre, nis që në vogëli edhe pse prindërit nuk e shprehin me fjalë. Kështu, duhet nënvizuar se disa vlera dhe mënyra sjelljeje (për shembull edukimi dhe studimi) duhet të nisin herët. Megjithatë, nuk duhet të ushqeni fëmijët tuaj me pritshëmëritë që ju mund të keni për ta, duke e lidhur me gjërat që ju s’keni mundur të arrini në jetë.

 

Loja e lirë dhe mërzitja

Fëmijëria duhet jetuar për atë që është, si një nga pasuritë e jetës që ndikon në rritjen e fëmijës. Sot, fëmijët jetojnë ditë të mbushura me gjëra të përcaktuara saktë si shkolla, aktivitetet, sporti. Nuk ka më hapësira bosh, nuk ekziston më mërzitja. Në fakt është shumë mirë nëse fëmijët eksperientojnë edhe me lojra të lira dhe me mërzitjen. Në këtë mënyrë ata mund të vënë në punë edhe fantazinë, kreativitetin e inteligjencën e tyre. Më e rëndësishmja, fëmija rritet për atë që është, pra një fëmijë.

 

Burimi: Konica.al

/komuniteti