Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kirurgu kroat i gjëndrës tiroide ia shpëton jetën 62 vjeçares në Klinikën Amerikane Dr. Behar Kusari

Prishtinë, 19 Dhjetor 2017 | Pothuajse një dekadë kërkimi dhe Kimete Zeka, nuk kishte shërim për sëmundjen e saj, e cila vuante nga gjëndrat tiroide, derisa rastisi në Klinikën Amerikane, Dr. Behar Kusari.

Kimetja, tashmë 62 vjeçare tregon se si për dhjetë vite rresht nuk u ndal së kërkuari shërim dhe se viteve të fundit ndër tjerash filloi edhe ti pamundësohej ushtrimi i profesionit ngase ishte arsimtare dhe ligjëronte lëndën e gjuhës angleze.

“Sëmundja filloj të ma pamundësoi ushtrimin e detyrës sepse jam ligjëruese dhe kohën e fundit ndër tjerash filloj edhe të më humbiste zëri”, shpjegon znj. Zeka.

Por, humbja e zërit sipas Prim. Dr Renato Janusic, mund te mos ishte aq me rëndësi në momentin kur u zbulua se çfarë kishte tjetër pacientja në fjalë përveç problemeve më gjëndrën tiroide.

“Pacientja u diagnostikua me probleme të gjëndrës tiroide, për çka edhe u dakorduam se duhej ti nënshtrohej operimit. Por kjo nuk ishte e tëra, në momentin kur filloi operimi tek atëherë pash që pjesa e fytit i ishte kapluar nga kanceri. U krijua një situatë krejtësisht e re dhe më është dashur që të intervenoj menjëherë. Mund të them që fal përvojës sime, metodave dhe mjeteve që posedon Klinika Amerikane, “Dr. Behar Kusari”, pacientja e ka përfunduar operacionin me sukses, shpjegon Prim. Dr Renato Janusic.

 

 

Znj. Zeka, thotë se nuk gjen fjalë falënderimi për Klinikën, pasi që i është mundësuar ti rikthehet jetës normale, vetëm dy ditë pas operimit.

“Përsëri i jam rikthye profesionit dhe jetës normale dhe ende nuk po mundem me besua këtë por kjo është e vërtet falë Klinikës Amerikane, të cilët nuk gjej forma dhe shprehje se si ti falënderoj”, shprehet znj. Zeka.

Ndërkaq, Prim. Dr Renato Janusic Specialist i ORL (Otorinolarinkologji) dhe Sub. specialist i kokës dhe qafës, është ekspert nga Kroacia, i cili me sukses ka realizuar shumë operime. Dr. Janusic përdor për operim metodat më të avancuara, pra duke mundësuar një operim minimal invaziv të gjëndrës tiroide, ku pacienti, pas intervenimit, e merr veten menjëherë dhe është në gjendje normale.

Të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje dhe dëshirojnë të caktojnë termin tek dr. Renato këtë mund ta bëjnë duke kontaktuar Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, “ në numër telefoni 044-126-188, ëeb-in, www.american-art.net. apo facebook.com/dr.beharkusari.

 

Me respekt!

Klinika Amerikane “Dr Behar Kusari”

/komuniteti