Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kontraceptivët shtojnë rrezikun për atak kardiak

18.07.2012 - Kontraceptivet shtojnë rrezikun për atak kardiak? Këtë tregon një studim danez. Ne fakt janë pikërisht pilulat me baze estrogjeni ato me te dëmshmet.

Për femrat qe përdorin këto lloj kontraceptivësh rreziku për infarkt apo probleme vaskulare cerebrale është 1,3 deri 2,3 % me i larte se mesatarja.

Kujtojmë se një studim i para disa kohëve thoshte se pilulat si Yaz apo Yasmin, përmbajnë drospirenon dhe kjo rriste me 1,5 % rrezikun për mpiksje gjaku. Ky studimi ishte kryer tek 800.000 femra qe kishin përdorur këto lloje kontraceptivësh nga viti 2001 deri ne vitin 2007. Megjithatë ai kishte treguar se ky rrezik ishte i vogël dhe nuk mund te justifikohej ndërprerja e kontraceptiveve.

Për te arritur ne këtë përfundim u desh te studioheshin me vone 1,6 milion femra nga kërkuesit daneze. Mos valle është me mire qe te përdoren mënyra te tjera mbrojtëse?

/komuniteti