Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Krijohet për herë të parë embrioni me qeliza njerëzore

23.04.2014 - Në vitin 1997, shkencëtari Jan Vilmut tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, kur shpalli klonimin e parë të suksesshëm, duke përdorur qeliza të diferencuara nga një kafshë e rritur.

Që nga ajo kohë, shkencëtarët janë përpjekur të krijojnë embrionin e klonuar njerëzor me të njëjtën teknikë, duke përdorur qeliza të diferencuara nga një i rritur. Tani, ato ia arritën qëllimit, i cili do të jetë një hap i rëndësishëm për transplantimin e organeve.

Vitin e kaluar, disa shkencëtarë raportuan një përparim në krijimin e embrionit të klonuar. Këta shkencëtarë përdorën qeliza të diferencuara të marra nga një fetus dhe nga një foshnje 8 muajsh. Ky rezultat u publikua në revistën Cell Stem Cell, ku kjo teknikë u realizua duke përdorur edhe qeliza somatike nga dy meshkuj të rritur, të moshës 35 dhe 75 vjeç.

Teknika e përdorur është e njëjtë me atë të përfitimit të deles Doli. Kjo teknikë përfshiu dy faza, ku në fillim u morën bërthama tek disa qeliza somatike nga gjëndrat e qumështit të një deleje, dhe disa qeliza vezë të pafekonduara, të cilave u hiqet bërthama. Bërthama e qelizave somatike u bashkuan me qelizën vezë të pafekonduar me anë të një shoku elektrik.

Aktualisht, janë marrë edhe qeliza embrionale nëpërmjet teknikës ‘in vitro’, si dhe qeliza nga një i rritur, por të dyja këto teknika kanë të metat e tyre. Shkenca ka bërë të mundur jo vetëm fekondimin artificial, por edhe transplantimin e një veze të fekonduar nga një mitër në një tjetër, ndërhyrjen kirurgjikale në embrion dhe manipulime të tjera, por të gjitha këto kanë hapur debate të shumta etike./albeu/

/komuniteti