Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Krijuan miliona fansa në 2010-ën, ja çfarë ndodh sot me ta

13.06.2016 - Në vitin 2010 miliona shikues përreth botës u fiksuan me një foto familjare të postuar nga Mia McGhee në Facebook. Në të dallohej bashkëshorti i saj Rozonno (Ro) dhe gjashtënjakët e sapoardhur në jetë të çiftit, katër djem dhe dy vajza.

Pas këtij momenti gjithçka ndryshoi për familjen McGhee e cila u kthye në një prej familjeve më të pëlqyera në SHBA.

Në vitin 2011 pasi morën pjesë në një prej emisioneve më të ndjekur në SHBA, “The Oprah Winfrey Show” atyre ju hap edhe mundësia që t’i tregonin botës mundin e përditshëm të rritjes së gjashtënjakëve duke pasur edhe një “reality show” vetëm për ta, ku dokumentohej çdo ditë çfarë ndodhte në familjen McGhee.

 

 

Për vite me radhë ata kanë pasur emisionin e tyre, duke qenë edhe një prej familjeve më popullore, por shikoni tashmë se sa janë rritur 6 engjëjt e vegjël që dikur flinin mbi trupin e babait.

Tanimë ata pritet t'i rikthehen sërish botës së spektaklit duke rihapur edhe një herë kanalin e "Oprah" të dedikuar vetëm për ta.

Burimi: topchannel

/komuniteti