Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kthimi në punë pas shtatzënisë

22.04.2016 - Keni vendosur të ktheheni në punë pas shtatzënisë, por çfarë duhet të prisni?

Është vënë re se marrëdhënia me kolegët e punës pas rikthimit nuk është më e njëjta. Ndonjëherë, krijohet një atmosferë e huaj dhe të duket sikur gjithçka duhet të fillojë nga e para. Gjatë kësaj periudhe krijohet një situatë jo e këndshme, e cila është normale, pasi nga njëra anë është fëmija dhe nga ana tjetër puna me gjithë ndryshimet që ka pësuar. Koha është një faktor tjetër që ka ndikimin e vet, të duket sikur nuk ke asnjëherë kohë për asgjë.

Për t’u lehtësuar sadopak, ju sugjerojmë të flisni me shefin e personelit që për një periudhë të caktuar të mos punoni me orar të plotë. Gjithashtu, sipas kodit të punës dhe kontratës përkatëse me kompaninë, ju mund të merrni leje në çdo rast kur fëmija juaj është sëmurë. Një këshillë tjetër e vlefshme për të kapur sërish ritmin e punës është të merrni informacion se çfarë ka ndodhur gjatë mungesës suaj dhe t’u kushtoni rëndësi projekteve të së ardhmes. Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni në faj se nuk jeni pranë fëmijës, prandaj herë pas here, gjatë ditës, bëni një telefonatë për të pyetur për të. Nëse ndryshoni pozicionin e punës apo zyrë, mos e përjetoni me frikë, por shikojeni si një përvojë të re dhe mundësi për të ecur përpara në karrierë.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti