Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lind në moshën 62 vjeçare

24.10.2016 - Mjekja 62 vjeçe nga Spanja Lina Alvarez, do të hyjë në analet e mjekësisë si njëra nga femrat që ka lindur në moshën më të shtyrë në botë meqë në këtë muaj solli në jetë vajzën e shëndoshë, transmeton Koha.net.

Ajo sapo ka dalë nga materniteti me vajzën në qytetin Lugo dhe ka ftuar të gjitha gratë ta ndjekin shembullin e saj nëse kanë dëshirë që në moshë të shtyrë të lindin fëmijë.

Vajza Lina u lind me prerje cesarike, e rëndë është 2,4 kilogramë dhe ka marrë notën më të madhe.

Ky është fëmija i tretë Lina Alvarezit e fëmija saj më vjetër, 27 vjeç, është lindur me paralizë cerebrale.

Gratë që janë të shëndosha për të lindura në moshë të shtyrë nuk duhet të kenë frikë për të lindur. Duhet at dëgjojnë zërin e natyrës e jo të gjinekologut, ka thënë ajo.

Burimi: koha.net

/komuniteti