Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lindi më herët, por është më i vogël se vëllai binjak

14.11.2016 - Kur lindin dy binjakë, sigurisht që njëri është pak minuta më i madh se tjetri, por në këtë rast ka një arsye të çuditshme pse këta dy fëmijë janë të dy më të mëdhenjtë.

Por si? Duket si një lojë për mendjen, por në fakt është çështje kohe. Samuel dhe Ronan lindën të dielën më 6 nëntor, me prindër Emily dhe Seth Peterson. Çifti arriti në spitalin Cape Cod Hosptial në Massachusets.

Shpjegimi është tek koha. Samuel lindi në orën 1.39 të natës, dhe Ronan 31 minuta më vonë. Pra Samuel është më i madhi apo jo?

Ja pra, që jo. Në kohën që Emily lindi Ronan, ishte momenti kur ndërrohej ora, për shkak të orës verore në Amerikë. Spitali Cape Cod postoi një foto të prindërve të rinj në Facebook, bashkë me rebusin për fëmijët. Dhe kjo tërhoqi mjaft vëmendje.

“Unë e thashë dhe më herët atë natë, ose të dy do të lindin në ditë të ndryshme, ose do të hyjë në lojë ndryshimi i orës”, tha babai i tyre Seth.

Mamia e maternitetit, Deb Totten, tha se është hera e parë që ajo kishte parë një gjë të tillë, në 40 vite pune. Është një koincidencë e rrallë, por ja që ndodh. Megjithatë nuk është një gjë që mund ta planifikosh.

Burimi: Top Channel

/komuniteti