Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lindje e rrallë në Spanjë

20.02.2017 - Një 64-vjeçare ka sjellë në jetë dy binjakë të shëndetshëm, një djalë dhe një vajzë, në Burgos, në veri të Spanjës.

Lindja u bë me operacion, kjo edhe për shkak të veçantisë së rastit. Gruaja i ishte nënshtruar një trajtimi për fertilitetin në Shtetet e Bashkuara, siç raportojnë mediet vendase. Ndërkohë, spitali ka publikuar në rrjetet sociale një klip nga operacioni.

Në vitin 2012, gruaja kishte lindur një vajzë, që më pas ishte marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale, pas disa shqetësimeve. Punonjësit socialë kishin thënë se vajza po rritej e izoluar, e veshur keq dhe me higjienë jo të mirë personale.

Nuk është marrë ende asnjë vendim për binjakët e lindur së fundmi. Ata dhe nëna raportohet se janë në shëndet të mirë. Djali peshon 2.4 kg dhe vajza 2.2 kg. Lindja, sipas zyrtarëve të spitalit kaloi pa asnjë komplikacion.

Në vitet e fundit, - raportojnë mediet spanjolle, - dy gra të tjera rreth të 60-ave kanë lindur fëmijë të shëndetshëm. Në prill të vitit 2016, një grua indiane rreth të 70-ave lindi një djalë të shëndetshëm në shtetin Haryana, pas një trajtimi fertiliteti.

Burimi: Top Channel

/komuniteti