Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mëngjes me familjen

26.11.2014 - Nëse nuk keni kohë për të ngrënë darkën rreth tryezës familjare, provoni mëngjesin. Mund të jetë vakti më i mirë për të reflektuar rreth marrëdhënies suaj, për të zgjidhur një problem, por edhe për të dhënë ndonjë këshillë më të vlefshme për fëmijët.

Në shoqërinë shqiptare, kthimi i prindërve nga puna tradicionalisht ka qenë një moment i mirë për t’u mbledhur rreth tavolinës. Por ritmi i jetës së përditshme e ka thyer këtë zakon, sipas sociologes Entela Binjaku.

Pas kthimit nga puna, dita mund të vijojë të jetë e ngarkuar. Fëmijët me detyrat e shtëpisë, punët e lënë përgjysmë dhe ngarkesa të tjera që prishin harmoninë. Edhe vakti i darkës familjare ndoshta nuk është ai i duhuri, kur mund të zgjidhni qetësisht një problem.

Mëngjesi madje mund të jetë shumë i mirë për të zgjidhur problemin e ngrënies së mëngjesit nga fëmijët. Studimi i Institutit të Shëndetit Publik, tregon se vetëm 44 për qind e fëmijëve që ndjekin shkollën, konsumojnë mëngjes çdo ditë të javës. Gjysma nuk hanë mëngjes cdo ditë dhe 6.7 për qind nuk konsumojnë mëngjes pothuajse asnjëherë.

Sipas specialistëve, fëmijët që nuk hanë mëngjes lodhen më shpejt si rezultat i mungesës së lëndëve ushqimore dhe energjive dhe po ashtu tregohen më pak krijues në klasë.

Burimi: Top Channel

/komuniteti