Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mënyra kreative për ta deklaruar shtatzëninë

01.03.2016 - Momenti kur ju do të ndani lajmin e shtatzënisë me bashkëshortin tuaj do të mbetet gjithmonë në memorien e tij, andaj mundohuni që ta bëni sa më të veçantë. Ja disa ide:

 

Thuajeni me një bluzë

Nëse dëshironi një moment që do të zgjasë gjatë kur ti thoni që ai do të bëhet baba, mund të gjeni shumë bluza, qoftë me fjalë “ Babai i ardhshëm më i mirë në botë”, për veten tuaj “Bebe në bord” ose për fëmijët tuaj “ Vëllai i madh” “ Motra e madhe”

 

Testi pozitiv i shtatzënisë si dhuratë

Një nga mënyrat më të mira për ti treguar që jeni shtatzanë është të ktheni testin e shtatzanisë në një dhuratë. Përpara së gjithash, pastrojeni. Nëse doni mund të prisni sa t’a konfirmoni dhe me gjinekologun, ose t’a ndani lajmin pas disa testeve. Shtojini dhuratës dhe një libër me emra bebesh dhe ja ku keni dhuratën e duhur për babain e ardhshëm.

 

Surprizojeni me ekon

Një tjetër mënyrë për t’i thënë që jeni shtatzënë është t’i tregoni ekon e parë. Ndoshta kjo nuk është ideja më e mirë, pasi do pak kohë sa ta bëni, por do ishte një suprize e bukur për partnerin tuaj.

 

Merreni për shopping

Teksa keni dalë për shopping, hyni në një dyqan bebesh dhe zgjidhni diçka të bukur. Nëse ju pyet se për ke i doni, tregojini se bebi është rrugës dhe të jeni e sigurt që do të merrni një buzëqeshje të madhe.

 

Tregojani në një ditë të veçantë

Një nga mënyrat më të mira për t’i treguar që jeni shtatzënë në një kohë kur e dini se edhe ai mezi po pret, është në një ditë të veçantë. Nëse po afron një përvjetor, një ditëlindje ose dita e Babait, prisni dhe ndajeni lajmin e madh në një moment privat, përpara se t`ja thoni familjarëve dhe të gjithë miqve.

 

Biberon me pije

Një tjetër mënyrë krijuese për t’i treguar që jeni shtatzënë është t’i mbushni një biberon me pijen e tij të preferuar.

 

Propozojini

Nuk ka përse detyrimisht të uleni në gjunjë, por është një ide mjaft e veçantë nëse i propozoni për atësinë, Pyeteni nëse ka dëshirë të jetë babi i bebit në të mirë e në të keq dhe nëse është tipi romantik do ta vlerësojë shumë këtë veprim.

 

Mbusheni sirtarin e çorapeve të tij me gjëra bebesh

Nëse hidhni disa gjëra bebesh mes rrobave të tij, do të ishte shumë bukur për të zbuluar shtatzëninë. Mos filloni që tani të blini pampers, por hidhni një biberon ose një rosë mes corapeve dhe prisni për reagimin e lumtur.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti