Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mesazhi i burrit që humbi gruan nga depresioni pas lindjes

17.05.2019 - Ndonjëherë historitë më të vështira për t’u treguar janë ato të cilat mund të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme për t’u ndarë me të tjerët. Steven D’Achille mund të flasë për këtë.

Babai e ka kryer misionin e jetës së tij duke ndarë historinë tragjike se si gruaja e tij, Alexis, vuajti nga depresioni pas lindjes (PPD) që përfundimisht i mori jetën. Që nga vdekja e saj, ai është përkushtuar për bamirësi në Pittsburgh, duke krijuar Fondacionin Alexis Joy D’Achille, për të nderuar kujtimin e saj. Për të festuar muajin e Shëndetit Mendor të Nënës, Steven zgjodhi Facebook për të ndarë dëshirën e tij për nënat që aktualisht vuajnë nga PPD.

Në një postim të dalë nga zemra, ai ndan fotografinë e fundit të gruas së tij të ndjerë me vajzën e tyre Adriana. Mëngjesin pas shkrepjes së fotografisë, Alexis vrau veten.

“Dëshira ime për nënat është se asnjë nënë nuk duhet të ndihet si Alexis, dhe se çdo nënë duhet të shohë fëmijët e saj duke u rritur”, thotë ai. “Dëshira ime për nënat është që asnjëherë ato të mos ndihen sikur të dashurit e tyre ndihen më mirë pa ato, asnjë nënë nuk duhet të ndiejë se është një barrë”.

Ky postim ishte frymëzuar nga lëvizja e fundit sociale e Chrissy Teigen (#MyWishForMoms) për të ndarë dëshirën e saj për nënat që aktualisht vuajnë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për depresionin pas lindjes dhe ankthet.

Problemi qëndron në faktin që ndërsa më shumë se 500,000 nwna të reja zhvillojnë PPD, vetëm 15 për qind marrin trajtim, sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane.

Steven dhe gruaja e tij sollën në jetë vajzën e tyre të dashur të cilën e quajtën Adriana në gusht të vitit 2013. Ai e përshkruan Alexis si një grua “shumë të lumtur” gjatë shtatzënisë dhe po aq të emocionuar që takoi vajzën e saj.”

Por gjithçka ndryshoi kur Adriana lindi. “Sapo u kthye në shtëpi, ajo filloi të ndihej jashtë kontrollit, me ankth përtej shqetësimeve të një nëne të re”, shpjegon ai në faqen e internetit të fondacionit. “Edhe pse ajo kërkoi ndihmë, nuk ishte në gjendje të lehtësohej nga ajo që tani ishte dukshëm depresioni pas lindjes.” Gjashtë javë pas lindjes së vajzës së tyre, Alexis vrau veten.

Babai inkurajon të tjerët që të ndajnë historitë e tyre dhe t’i japin fund tabuve dhe etiketimeve.

Burimi: gazetashneta

/komuniteti