Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Miqtë dhe armiqtë në pjatën e fëmijëve

03.03.2016 - Në pjatë e ushqimit fshihen pesë armiq dhe aleatë të shëndetit të fëmijëve, që janë të vlefshëm si për mirëqenien e dhëmbëve e gojës, ashtu edhe për atë të përgjithshmen.

“Pesë pikat e para janë të vlefshme për të luftuar obezitetin dhe për të zvogëluar rrezikun e kariesit dentar. Pesë të tjerat përcaktojnë ushqimet ideale për dhëmbët, kockat dhe linjat e trupit”.

 

Ja pesë pikat “Jo”

1. Ulni në maksimum konsumimin e sheqernave të thjeshta. Ndryshoni zakonet dhe përgjysmoni të ngrënën

2. Zvogëloni konsumimin e ëmbëlsirave: shmangni produktet e fabrikuara dhe u jepni përparësi ushqimeve të bëra vetë

3. Mos përdorni lëngje të sheqerosura. Në vend të lëngut pini ujë. Mos harroni që fëmijëve u pëlqen uji i gazuar. Pranohet edhe nëse është i konservuar në shishe të vogla për fëmijë

4. Mos konsumoni fruta të thata, sepse kanë shumë sheqer dhe përmbajtje të lartë kalorish që favorizojnë obezitetin

5. Eliminojuni fëmijëve ushqimin jashtë vakteve të caktuara. Brenda 10 minutave të para nga konsumimi i ushqimit, sidomos nëse është ëmbëlsirë, pH (pehashi) ulet ndjeshëm, duke arritur në vlerën 5 dhe smalti i dhëmbëve fillon të prishet. Gjithashtu, të ngrënit jashtë vakteve sjell një sasi të madhe kalorish, duke favorizuar obezitetin.

 

Pesë pikat “Po”

1. Po qumështit dhe produkteve të tij, si për shembull djathit. Mjaftojnë 100 gramë në ditë për t‘i lejuar një adoleshenti që të ketë një fizik më të shëndetshëm

2. Po zarzavateve dhe frutave. Më mirë akoma nëse konsumoni shumë spinaq të freskët dhe sedano

3. Po peshkut, karkalecave të detit dhe kallamarëve

4. Po ushqimeve që përmbajnë hekur, siç janë fasulet dhe qiqrat

5. Po frutave, veçanërisht bostanit, pjeprit dhe luleshtrydheve

Burimi: kosovalive360

/komuniteti