Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mishi i kuq në shtatzëni

13.10.2016 - Amino acidet në proteina janë bazamenti i çdo qelize në trupin tuaj dhe të foshnjës suaj. Ushqimet që përmbajnë shumë proteina ju mbajnë të ngopur më gjatë duke e stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, për këtë arsye rekomandohet të merrni rreth 75 gram proteina në ditë.

Mishi pa dhjamë është një opsion i shkëlqyeshëm pasi që përmbaj sasi të lartë të proteinave, shumë mineraleve tjera, dhe posaçërisht hekurit, që është thelbësor për zhvillimin e rruazave të kuqe të gjakut të foshnjës (vëllimi i gjakut rritet deri për 50% gjatë shtatzënisë, prandaj anemia shpesh shfaqet në shtatzëni).

Hekuri e zhvillon trurin e foshnjës duke i forcuar lidhjet nervore. Për këtë qëllim, përpiquni të konsumoni mish të kuq pa dhjamë për t’i plotësuar nevojat tuaj dhe të foshnjës për proteina dhe hekur. Por nëse nuk e preferoni mishin, ushqimet si fasulet dhe thjerrëzat po ashtu përmbajnë sasi të lartë proteinash.

Kur të hani mish të kuq rekomandohet që njëkohësisht të hani edhe ushqim që përmban vitaminë C, sikurse specat e kuq, domatet, kiwi, portokall etj) ngase kjo vitaminë ndihmon që trupi ta thith hekurin nga ushqimi.

Burimi: Dr. Ahmet Payasli

/komuniteti