Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos e keni frikë lindjen vaginale nga mamia Razije Musa

29.11.2018 - Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë nana që janë në pritjen e fëmijës së tyre të parë më shkruajnë për të më pyetur se cili është rekomandimi im, lindje vaginale apo cezariane.

Shtatëzënat e reja kryesisht i preukupon procesi i lindjes vaginale me idenë që procesi do të jetë i gjatë, dhimbjet e padurueshme, epizotomia do të jetë e sikletshme dhe se ato nuk do të mund të i’a dalin.Ideja e marrjes së anestezionit për të mos ndjerë dhimbje i bënë ato të mendojnë se gjithcka do të jetë më e relaksuar.

Lindja vaginale është lindja e preferuar dhe e rekomanduar edhe nga profesionistët, beba e gjen vetë rrugën për të ardhur në këtë botë. Benefitet e saj janë të shumta edhe për nanën edhe për fëmijën.

Shkencëtarët mendojnë se fëmijët e lindur në rrugë vaginale janë më të shëndetshëm për shkak se duke dal nëpër kanal marin bakterie të mira që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Gjatë procesit të lindjes vaginale muskujt bëjnë që lëngu në mushkëritë e bebes të nxjeret jashtë dhe kështu fëmija ka më pak probleme me frymëmarjen.

Nana që ka lindje vaginale do të ketë kontakt më të shpejtë me fëmijën e saj dhe procesi i gjidhënies do të filloj më shpejtë.

Një nanë që sjellë në jetë një fëmijë me lindje cezariane kalon më shumë kohë në spital, e ka më të vështirë rikuperimin, mundësia e infeksioneve është më e madhe dhe humbja e gjakut gjithashtu.

Unë nuk e hedhë poshtë rëndësinë e intervenimit me prerje cezariane atëherë kur ka indikacione. Kur fëmija nuk është i kthyer me kokë poshtë, kur nëna ka hipertension, kur kemi rrjedhje të ujërave herët, kur pesha e fëmijët është shumë e madhe, pra, atëherë kur mjekët e shohin të arsyeshme të intervenohet, këto janë raste që nuk duhet insistuar në lindje vaginale pasi që profesionalisht është vlerësuar se ka rreziqe.

Unë si Mami insistoj që çdo grua që nuk ka indikacione për lindje cezariane ta kryej procesin e lindjes vaginale, ëshët mëkat të dëgjoj storje të tilla që në Kosovë ndodhë një grua të jetë e dillatuar-hapur mjaftueshëm për të pasur lindje vaginale dhe përfundon në atë cezariane për shkak të frikës dhe mos përkrahjes së duhur profesionale.

KUJTONI KËTË QË PO U THEM, në cfarëdo forme që ju e sjellni në jetë fëmijën tuaj ju nuk do të jeni më pak nënë, dhe nuk duhet të ndjeheni sikur keni dështuar në diçka, apeli im është të mos hyjmë në procedura operative kur lindja vaginale është e mundur.

Tani po ua them si Nanë, janë dhimbjet më të ëmbëla në botë mos i keni frikë.

Me dashuri, Razija

/komuniteti