Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos e lini anash, dëgjojeni fëmijën tuaj

15.12.2011 - Të dëgjosh fëmijën tënd është çelësi për t’u bërë një prind i mirë. Nëse mund të dëgjoni me zemër, fëmijët tuaj mund të rriten në mënyrë të shëndetshme.

Duan që dikush t’i dëgjojë

Lini enët ose punët mënjanë. Fikni televizorin. Ruani kontaktin e syve për aq kohë sa fëmija juaj e kërkon atë. Shpesh, fëmijët duan dikë t’i dëgjojë. Ata kërkojnë nga njeriu që po i dëgjon t’ju jap atyre një mundësi për të zbuluar atë çfarë ata duan.

Zgjidhja e problemit të fëmijës nga ana juaj, vërtet do t’i jepte fund shqetësimit të tij, por për ta është më e rëndësishme t’i shërbeni si një mbështetje për të formuluar ata vetë zgjidhje për problemet e tyre.

Demonstroni që po dëgjoni duke bërë pyetje dhe duke lëshuar tinguj “dëgjimi” si: “Hmmm”, “Oh”, “Vërtet”, “Ëhë!”. Vlerësoni frikën dhe shqetësimet e fëmijës tuaj. Komentet si: “Oh, mos u shqetëso”, “Nuk ka përse të kesh frikë”, nuk janë shumë të dobishme.

Inkurajojeni fëmijën t’i shprehë ndjenjat

Është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë të besojnë në ndjenjat e tyre. Nuk duhet t’i jepni fëmijëve mesazhin që ndjenjat e tij nuk janë të sakta. Ju mund të komentoni ndjenjat e tij duke thënë: “Kjo mund të jetë shqetësuese” ose “Ti mund të jesh ndjerë i mërzitur”.

Ju do të tregoni që i njihni dhe i kuptoni ndjenjat e tij

Ai do të ndihet i mirëkuptuar. Pastaj një përqafim i ngrohtë do t’i tregojë se ku mund të mbështetet në çdo kohë. Ndihmojeni fëmijën të fokusohet në zgjidhjet e mundshme. Në qoftë se situata nuk është një problem por një gjendje e të ndjerit, inkurajojeni fëmijën të shprehë plotësisht ndjenjat e tij dhe të vazhdojë përpara./zeri/

/komuniteti