Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos i harroni rregullat e arta pas kthimit nga spitali në shtëpi - nga Razije Musa

05.12.2018 - Të dashura nana uroj të jeni mirë, edhe më herët kam shkruar për çështjen e trajtimit të bebes që sapo ka ardhur në shtëpi nga spitali por mendoj se është e domosdoshme që të shkruhet përsëri ashtu që çdo nanë e re ta kap informacionin.

 

Mos i harroni rregullat e arta :

1.Temperatura e dhomës duhet të jetë prej 18 deri në 22 gradë

2. Brenda ambienteve të mbyllura nuk keni nevojë të ju vendosni kapele dhe dorëza, fëmija do të flejë shumë nga nxehtësia dhe do e humb interesimin për të pirë.

3. Nëse beba i ka duartë e këmbët e ftohta mos u merakosni është proces normal, qarkullimi i gjakut koncentrohet në organe vitale prandaj gjymtyrët janë të ftohta.

4. Beben e vishni me pizhama konform kohës dhe e futni në thes, asnjëherë mos i vendosni qebe përmbi.

5. Nëse nuk keni thes për fjetje mbuloje vetëm më një qebe dhe jo diçka më shumë.

 

Këshilla ime kryesore është të t’i veshni bebat konform kohës, mos e keni frikë që beba e ka të ftohtë nëse ju në të njejtin ambient nuk ndjeni të ftohtë.

Ambientet shumë të ngrohta nuk janë të shëndetshme. Shijoni ditët e ngrohta e të bukura të dimrit duke u ndjerë rehat ju dhe beba.

 

Me dashuri, Razija

/komuniteti