Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos përdorni frikësimin si metodë disiplinimi

24.04.2015 - Në asnjë mënyrë nuk është e lejueshme ta edukojmë fëmijën përmes frikësimit.

Kur ata qajnë dhe sillen në mënyrë të llastuar, duke përdorur terrin psh. tani do të vijë lugati, shtriga, hajni dhe vrasësi ju do dëmtoni fëmijën tuaj.

Nuk bën ta përdorim as personalitetin e mësuesit, mjekut dhe policit që t´ua ndalim vajin, kërkesat e tepruara dhe sjelljet e llastuara të fëmijëve.

Nëse i përdorim si mjete edukimi shembujt frikësues të përmendura më lartë, ne kemi mbledhur frikën tek fëmijët tanë e cila përhapet edhe më shumë në gjëra të tjera të paarsyeshme duke ia marr atyre tërësisht ndjenjën e guximit dje duke ju shkaktuar dëme të mëdha në shëndetin e tyre fizik, psikik dhe social.

Në vend të mjeteve frikësuese për edukimin e fëmijëve tanë, duhet të përdorni lëvdatat, qortimet, ndalesat dhe shpërblimet duke bindur fëmijët se çka u takon e çka jo, çka është e lejueshme për ta e çka nuk është.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti