Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mosha e babait dhe stili i jetës mund të shkaktojë defekte të lindjes te fëmijët

19.05.2016 - Mosha, përdorimi i alkoolit dhe faktorët tjerë të stilit të jetës të baballarëve të rinj, mund të shkaktojnë defekte të lindjes te fëmijët, si dhe te gjeneratat e ardhshme, paralajmëron një hulumtim i ri.

Vlerat ushqimore si dhe ambienti hormonal dhe psikologjik nga nëna, veç njihen që mund ta ndryshojnë strukturën e organeve, përgjigjen qelizore dhe shprehjen e gjeneve te bebet e saj, transmeton Telegrafi.

Ekipi i këtij hulumtimi është fokusuar në atë se si stili i jetës së meshkujve mund të shkaktoj ndryshime epigjenetike në ADN-në e spermës së tij, e që me kohën ndikon në gjenomin e fëmijëve të tij.

“Studimi jonë tregon se stili i jetës së babait dhe mosha e tij, mund të reflektojnë në molekulat që e kontrollojnë funksionin e gjeneve”, ka thënë Joanna Kitlinska, asistente e profesorit në Universitetin e Georgetown, SHBA.

Në këtë mënyrë, thotë ajo, babai mund ndikoj në defektet e fëmijës, mirëpo edhe në gjeneratat e ardhshme.

Nëse babai është përdorues i alkoolit, kjo mund të shkaktoj që fëmija të lind me peshë më të vogël se normalja, truri i bebes të jetë më i vogël si dhe funksioni i aftësive njohëse të jetë më i dobët.

Gjithashtu, edhe modeli i të ushqyerit të babait gjatë para-adoleshencës mund të zvogëloj apo rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare te fëmijët apo nipat dhe mbesat e tij.

Burimi: telegrafi

/komuniteti