Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mosha e nënës ndikon në peshën e fëmijës

23.02.2012 - Kërkuesja shkencore Rachel Bakker nga Qendra mjekësore “Erasmus” në Roterdam, bashkë me kolegët e saj, kanë studiuar 8.568 gra holandeze të cilat kishin lindur bebe midis viteve 2002 dhe 2006.

Gratë më të vjetra janë më të prira që të lindin bebe me peshë të madhe trupore, derisa bebet me peshë të vogël zakonisht linden nga nënat e reja, thonë kërkuesit shkencorë holandezë.

Edhe disa studime të mëparshme kishin vënë në pah lidhshmërinë midis moshës së nënës dhe peshës së bebes së sapolindur, si dhe kanë përmendur rreziqet për shëndet që mund të kenë bebet tepër të mëdha, apo tepër të vogla. Bebet me peshë më të vogël sesa normalja, janë më të rrezikuara nga komplikimet në lindje, e më vonë gjatë jetës edhe nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Bebet tepër të mëdha në lindje, më vonë gjatë jetës janë më të rrezikuara nga mbipesha.

Kjo mund të ketë rëndësi të madhe, kur dihet se gratë gjithnjë e më të vjetra vendosin që të bëhen nëna. Për shembull, sipas një ankete të bërë në vitin 2010, përqindja e bebeve të lindura nga gratë më të moshuara se 35 vjet, është rritur nga 9%, sa ishte në vitin 1990, në 14% në vitin 2008.

Kërkuesja shkencore Rachel Bakker nga Qendra mjekësore “Erasmus” në Roterdam, bashkë me kolegët e saj, kanë studiuar 8.568 gra holandeze të cilat kishin lindur bebe midis viteve 2002 dhe 2006.

Ishte parë se, një në njëzet bebe ishte me peshë më të vogël sesa normalja, po ashtu një në njëzet bebe ishte me peshë më të madhe sesa normalja.

Krahasuar me nënat e moshës 30 – 35, nënat e moshës nën 25 vjet ishin më të prira që të lindnin foshnje me peshë të vogël./albeu/

/komuniteti