Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mrekulli, fëmija lind i veshur me membranën amniotike

26.02.2015 - Ai ka ardhur në jetë pa e çarë membranën amniotike. I vogli Silas Philips ka lindur gjatë një lindjeje me operacion cezarian në Cedars-Sinai Medical Center në Kaliforni. Tepër të prekur nga kjo ngjarje, mjekët kanë folur për një mrekulli të mjekësisë.

Silas ka lindur pas operacionit cezarian që i është bërë nënës së tij në javën e 26-të të shtatzënisë, pra disa ditë përpara afatit të nevojshëm për të lindur. Në momentin e prerjes cezariane, mjekët janë gjetur përpara fëmijës, i cili nuk e kishte çarë ende membranën amniotike, në të cilën ai kishte ndenjur për javë të tëra brenda trupit të nënës.

Bëhet fjalë për një ngjarje shumë të rrallë, e cila ndodh një në 80 mijë raste. Nuk u kishte ndodhur kurrë më parë ekipit mjekësor që ka ndjekur nënë e re, Chelsea dhe që kanë mundur të dokumentojnë të gjithë procesin për mes fotografive. Normalisht, membrana amniotike çahet përpara lindjes së fëmijës dhe ky moment shoqërohet me atë që të gjithë e njohim si “plasja e ujërave” tek femrat.

Burimi: noa.al

/komuniteti