Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mungesa e vitaminës D ngadalëson rritjen

02.05.2012 - Simptomat të cilat tregojnë për mungesën e vitaminës D te fëmijët janë rritja e vonshme dhe e ngadalësuar e dhëmbëve, rritja e ngadalshme, ngërçet muskulore dhe nervozizmi.

Rreth 70 për qind të fëmijëve në SHBA u mungon vitamina D, e cila mund të shkaktojë sëmundjen serioze të eshtrave, rakitin. Edhe pse fëmijët evropianë ushqehen më shëndetshëm se moshatarët e tyre amerikanë, problemi është i shpeshtë edhe tek ata.

Sulmet dhe vështirësitë me frymëmarrje po ashtu mund të lidhen me mungesën e kësaj vitamine, e cila krijohet gjatë ekspozimit në dritën e diellit, por edhe me konsumimin e qumështit, jogurtit, djathit dhe vezëve.

Edhe pse mungesat e vitaminave të caktuara është e nevojshme të kompensohen, ndërsa ndonjëherë edhe të shërohen, e rëndësishme është që të mos teprohet me sasitë, sepse sasia e tepërt mund të jetë toksike për trupin. Kjo kryesisht ka të bëjë me shtesat e vitaminave në formë të tabletave ose shurupit, theksojnë ekspertët./telegrafi/

/komuniteti