Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nënat që punojnë ndihen më të lumtura

Nënat që punojnë janë më të lumtura, më pak të prira për depresion dhe kanë shëndet më të mire

20.12.2011 - Nenat qe punojne kane shendet me te mire dhe ndihen me te lumtura, ka treguar nje studim. Shkencetaret nga Universiteti i Karolines Veriore kane studiuar 1.300 femra ne periudhen prej 10 vjetesh.

Rezultatet kane treguar qe nenat te cilat punojne jane shume me te lumtura, me pak te prira per depresion dhe kane shendet me te mire.

Ata po ashtu kane vertetuar qe per shendetin e nenes eshte me se miri te punohet gjysme orari pune. Do te ndihet me e dobishme, me e lumtur dhe do te jete me e shendetshme, dhe do te kete kohe per rritjen dhe kujdesin e femijeve.

“Ne te gjitha rastet kemi vertetuar qe per nenat definitivisht eshte me se miri te punohet gjysme orari pune,” ka deklaruar hulumtuesi kryesor, prof. Cheryl Buehler.

Nenat te cilat punojne gjysme orari te punes kane qene te perfshira njesoj ne aktivitetet e femijeve te tyre, rritjen dhe kujdesin per ta si edhe ato qe nuk punojne fare.

Prof. Cheryl Buehler ka shtuar se si ne kohen e krizes ekonomike, shumica e prinderve percaktohet per orar te gjate te punes, per shkak te frikes se mos mbesin pa pune dhe te ardhura.

Rezultatet e hulumtimit jane publikuar ne revisten “Journal of Family Psychology”.

Prandaj, nena te dashura, nese ne cfaredo menyre mund t’ia lejoni vetes punen me gjysme orari, gjithsesi bejeni kete. Do te ndiheni me te shendetshme, me te dobishme dhe me te lumtura./infoalbania/

/komuniteti