Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Në produkte mishi të Nestle-s, gjendet ADN-ja e kalit

01.03.2013 - Nestle ka tërhequr produktin pasta viçi nga tregu i Italisë dhe Spanjës, pasi që në bazë të një testi, në këto produkte është gjetur ADN-ja e kalit.

Në një deklaratë të zyrtarëve të prodhuesit më të madh botëror të ushqimit dhe pijeve, thuhet se ADN-ja e kalit e gjetur në dy produkte të kësaj kompanie, ishte mbi një për qind, një prag të cilin Agjencia Birtanike për Siguri të Ushqimit e përdor për të treguar falsifikimin e mundshëm apo neglizhencën e kompanisë.

Gjiganti zviceran tha se ky mish viçi i ndotur është furnizuar nga një kompani gjermane.

Skandali evropian i mishit të kalit të vendosur në prodhimet e etiketuar si mish viçi, filloi muajin e kaluar, raporton Rel.

Kjo ka çuar në një seri të tërheqjeve të produkteve të tilla dhe ngjalli hetime qeveritare në industrinë e përpunimit të ushqimit./telegrafi/

/komuniteti