Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Neglizhimi në fëmijëri dhe kanceri në moshë të rritur

07.06.2012 - Shkencëtarët morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra me kancer në lëkurë. Ata matën indet e tumorëve për të parë intensitetin e reagimit të sistemit të tyre imunitar.

Pastaj pacientët u pyetën mbi marrëdhëniet e tyre me prindërit kur ishin fëmijë.

Studiuesit zbuluan se ata që ishin keqtrajtuar ose neglizhuar nga prindërit në fëmijëri – dhe ata që kishin përjetuar ngjarje të rënda ose strese një vit më parë kishin një përgjigje të dobët të sistemit imunitar ndaj kancerit.

Në studimin e botuar në Arkivat e Psikiatrisë së Përgjithëshme thuhet se neglizhimi ose keqtrajtimi para moshës 17 vjeç, ndikon në dobësimin e sistemit imunitar gjatë gjithë jetës – duke i lënë këta persona më pak të aftë për të luftuar sëmundjet kanceroze që një sistem i fortë imunitar është në gjendje t’i eleminojë./wordpress/

/komuniteti