Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nëna e tre fëmijëve pranoi strijat e veta dhe tepricën e lëkurës dhe është bërë inspirim i mijëra ndjekësve

04.02.2019 - Kjo kanadeze ka humbur 50 kilogramë dhe ka vendosur t’i motivojë të tjerët që ta pranojnë trupin e vet/

Nëna e tre fëmijëve me krenari tregon strijat e veta dhe celulitin në rrjetet shoqërore, madje e përkrahin 170 mijë ndjekës në Instagram.

Sarah Nicole Landry, 34-vjeçare, na Kanadaja, ka grumbulluar kilogramët në tri shtatzëni, posaçërisht ka shtuar peshë pas lindjes.

Më në fund kur vendosi të punojë në shëndetin dhe linjën e vet, ka humbur 52 kilogramë. Mirëpo, në trup i kanë mbetur teprica e lëkurës, strijat dhe celuliti, ndërkaq zonat kritike i janë stomaku, vithet dhe këmbët.

Me gjithë humbjen e shumë kilogramëve, kjo nënë e tre fëmijëve është ndier e pasigurt në linjën e saj. Ka filluar të punojë në vetëbesimin e vet dhe të ushtrojë që të mos i bëhet pengesë dukja e saj.

Me kalimin e kohës ka filluar gjithnjë e më shumë të vërë në pah linjën, madje tani ka përkrahje të madhe nga publiku, i cili e ndjek pikërisht për shkak të “të metave” të saj klasike.

“Kisha frikë që njerëzit do të thoshin që duken e neveritshme. Kam pushuar të ndjek profilet në rrjetet shoqërore për shkak të të cilave ndihesha keq dhe kam filluar të ndjekë ato pozitive. Kjo më ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës së të menduarit dhe të përjetuarit të vetvetes”, thotë ajo.

“Trupi im është kështu me arsye dhe nuk jam e detyruar që vazhdimisht ta perfeksionoj. Të qenët pak e përsosur më parë më dukej e tmerrshme, mirëpo tani jo. Tani e kuptoj që trupi im nuk ka kurrfarë lidhjeje me atë se sa vlej si person. Nuk dëshiroj që deri në fund të jetës të brengosen për shkak të celulitit dhe strijave. Dëshiroj të kënaqem me jetën dhe me familjen time”, ka shtuar Landry.

Burimi: kidstime

/komuniteti