Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nëna lërini fëmijët të bëjnë rrëmujë në shtëpi, ja se ç’thonë psikologët

15.05.2019 - Kohërat moderne definohen nga kultura e imazhit: filozofia e shfaqjes detyron secilin prej nesh t’ju përmbahet ideve të përsosmërisë, nga e cila nuk arrijmë të shkëputim veten.

Ne duhet të jemi të bukur, të rregullt, të saktë, të dashur, të kemi synime, të vishemi mirë dhe të kemi një shtëpi që është gjithmonë e pastër. E gjithë kjo përsosmëri e dukshme e zhvlerëson ekzistencën dhe lumturinë e të gjithëve duke na detyruar të jetojme një epokë formale që vështirë se mund të korrespondojë me një jetë të lumtur.

Të kesh një shtëpi ku gjërat kanë gjithmonë vendin e vet, do të thotë të kesh një shtëpi të trishtuar. Kështu thotë psikologu dhe filozofi italian Mario Cortella.

Duke pasur një shtëpi gjithmonë në rregull ne thjesht stimulojmë një përsosje të detyruar dhe joreale. Të rriturit një shtëpi të tillë të frymëzuar nga jashtë për t’u dukur formalisht të përsosur:

Shërben vetëm për të bërë video apo foto për në rrjetet sociale;

Na shërben sepse në mesin e përsosmërisë material kërkohet paqja e brendshme;

Na shërben vetëm për të gënjyer veten se ndihemi më pak të brishtë dhe më pak të pambrojtur.

Cortella thotë se jeta e vërtetë është e përbërë nga kaosi: të kesh një shtëpi gjithmonë të rregullt është një gënjeshtër, një gënjeshtër që na bën t’i fshehim emocionet tona.

Një shtëpi e vërtetë përbëhet nga shumë gjëra “jashtë rregullit”, si xhaketa në pjesën e prapme të karriges dhe këto gjëra nuk janë mëkate, por dështime fiziologjike të papërsosura (për shkak se përsosmëria nuk ekziston). Në këtë kuptim çrregullimi është një demonstrim i së vërtetës.

Të kemi një shtëpi që gjithmonë është në rregull na mbyll në vetvete dhe na detyron të respektojmë një rend formal pa të cilin zbulojmë dobësitë tona dhe ndjehemi të brishtë.

Ana tjetër e medaljes është se mungesa e rregullit në shtëpi (dhe këtu nuk po flasim për mungesën e pastërtisë apo higjienës, është gjithmonë e qortueshme dhe e palejuar), por kur shtëpia është pak rrëmujë tregon në të diçka fiziologjike dhe njerëzore dhe kjo është diçka e mirë, pasi tregon se papërsosmëria nuk është një dobësi në vetvete.

Duke ndjekur arsyetimin e Cortellës, në mënyrën se si duhet të edukojmë fëmijët për mjedisin e shtëpisë, duhet t’i lejojmë ata të lirë dhe të qetë të luajnë edhe pse shtëpia mund të duket rrëmujë, pasi ne duhet të jemi të parët që do të japim pranimin e dobësive tona dhe të mos kërkojmë përsosmërinë me çdo kusht, në çdo vend por kryesisht në shtëpi.

Efektivisht me pranimin e papërsosmërive ekziston edhe një kërkim i vazhdueshëm për lumturinë, një temë kjo që ka qenë gjithmonë dilemë.

Edukimi i fëmijëve rreth rregullit është i rëndësishëm, por në atë që thotë Cortella qëndron një e vërtetë e madhe: Fëmijët duhen edukuar që të mos ndjehen të detyruar të jenë shumë të rregullt deri në përsosmëri.

Burimi: gazetashneta

Arieta D (5 vite më parë)
Të kesh një shtëpi ku gjërat kanë gjithmonë vendin e vet, do të thotë të kesh një shtëpi të trishtuar. Kështu thotë psikologu dhe filozofi italian mario cortella. Sa e vertete kjo.

/komuniteti