Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ngrënia e arrave, për spermë të shëndetshme

17.08.2012 - Sipas një studimi të fundit të biologjisë së riprodhimit, është ardhur në përfundim se arrat janë të preferuara “për shëndetin e spermës tek meshkujt e ri”.

Studimi është fokusuar për 12 javë rresht tek disa të rinj dhe është arritur në përfundim se arrat kanë efekt shumë të mirë për një spermë të shëndetshme.

Dr. Allan Pacey, nga Universiteti i Sheffieldit, thotë se ky studim mund të duket paksa qesharak për shumë njerëz, por ai është i vërtetë.

“Mund të jetë paksa qesharak për njerëzit, por evidencat që kemi marrë tregojnë se të ngrënit e arrës është një mënyrë e shkëlqyeshme për spermë vitale e të shëndetshme”, tha ai.

Studimi është kryer në 117 meshkuj të moshave nga 21 deri në 35 vjeç./globisot/

/komuniteti