Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ngrënia e kungullit në shtatzëni

08.11.2016 - Për një shëndet të mirë njeriu duhet të ushqehet me pemë dhe perime të stinës. Meqë jemi në këtë stinë kur mund të bleni kungull të freskët, ju japim disa arsye pse duhet ta konsumoni posaçërisht në shtatzëni.

Kungulli është i dendur me vlera ushqyese, pra përmban sasi të larta të vitaminave, mineraleve, karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Ai është i pasur me vitaminat A, C, dhe E, me riboflavin, kalium, mangan, folat, niacin, hekur, fosfor, magnez dhe kalcium.

Kungulli është i dobishëm për presionin e gjakut për shkak të sasisë së lartë të kaliumit që përmban. Por, kungulli më së shumti përmban beta-karoten, që mbron kundër kancerit të zorrëve.

Sa i përket pjellorisë, kungulli është tejet i dobishëm ngase vitamina A (e cila shndërrohet nga beta-karoteni) është thelbësore gjatë shtatzënisë për prodhimin e qumështit dhe sintetizimin e hormoneve. Kungulli po ashtu përmban mineralin zink, që ju ndihmon të fleni më mirë dhe për rregullimin e disponimit.

E pasur me antioksidante, kungulli e forcon imunitetin duke e mbrojtur nënën dhe fetusin nga infeksionet. Një tjetër dobi është se kungulli e kontrollon nivelin e kolesterolit duke i mbajtur lipidet në nivele normale gjatë shtatzënisë

Tejet të shëndetshme janë edhe farat e kungullit, të cilat përveç mineraleve të shumta përmbajë edhe yndyra të shëndetshme omega 3, që janë të nevojshme për zhvillimin e sistemit qendror nervor të fetusit.

Burimi: Dr. Ahmet Payasli

/komuniteti