Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Një ditë pushim për gratë me cikël menstrual

02.03.2016 - Një kompani ka planifikuar që të fut një “politikë për gratë me perioda”.

Kjo bëhet me qëllim që tu lejojë atyre grave që gjatë kohës që janë me cikël menstrual të marrin një ditë pushim dhe më pas ta kompensojnë atë ditë.

Drejtoresha e kompanisë Bristol, Bex Barter ka thënë se i ka parë gratë që kishin dhimbje të mëdha gjatë kohës që po punonin dhe nuk kishin mundësi të shkonin në shtëpi.

Pushimi menstrual ekziston në Japoni, në disa pjesë të Kinës, Korenë e Jugut dhe në Tajvan, transmeton Klan Kosova.

Kjo kompani është e para që zbaton “pushimin menstrual” në Britani të Madhe sipas drejtoreshës së kësaj kompanie.

Baxter tha se detajet e politikës ende nuk ishin përpunuar, por do të diskutohet në një seminar më vonë këtë muaj.

Burimi: klankosova.tv

/komuniteti