Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Një nënë mizore apo e ashpër?

27.10.2016 - Të jesh prind, është përgjegjësi e madhe për edukimin e fëmijës. Por një nënë në Kuala Lampur shkon në ekstrem për të ndëshkuar vajzën e saj, e cila ka luajtur me shoqet pas shkolle.

Ajo e ka lidhur me zinxhir në këmbë pas një shtylle drite vajzën 8-vjeçare si ndëshkim për të miturën. Personi që e ka fotografuar thotë se vajza ka qënë mjaft e tronditur, qante dhe fuste në gojë gishtin.

Të pranishmit kanë tentuar të lirojnë vogëlushen, por e ëma ka shkuar edhe më tej, pasi zinxhirit i kishte vënë dy kyçe. Ata më pas kanë lajmëruar policinë që të ndërhynte.

Burimi: Top Channel

/komuniteti