Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Obeziteti minimizon mundësinë e shtatzënisë

18.07.2012 - Obeziteti përbën një pengesë të madhe për çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë. Tek femrat me një indeks trupor mbi 29, vihet re një ulje me 4% e mundësisë së ngeljes shtatzënë për çdo njësi shtesë në peshë.

Obeziteti shfaqet si faktori më i rëndësishëm ndikues në prodhimin e vezoreve, sepse me rritjen e peshës rritet dhe rezistenca e insulinës.

Me rritjen e rezistencës së insulinës nga njëra anë shfaqen probleme me vezoret e nga ana tjetër sëmundje si diabeti dhe tensioni i lartë të cilat vështirësojnë më shumë mundësinë e fillimit të një shtatzënie.

Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjnë gratë mbi peshë është të shpëtojnë nga kilet e tepërta duke praktikuar dieta të ndryshme dhe të shëndetshme.

Çfarë do të thotë dieta të shëndetshme?

Të mbash dietë nuk do të thotë domosdoshmërisht lënia e ushqimit, siç ndodh në shumicën e rasteve.

Ti nënshtrohesh një diete do të thotë heqësh dorë nga ushqimet me pak vlera dhe të rënda ku futen brumrat, yndyrnat, të skuqurat, ëmbëlsirat etj., dhe zëvendësimi i tyre me ushqime që kanë vlera të larta ushqyese, si produktet me fibra dhe ato me vitamina B, C dhe D.

Te produktet me vlera të larta ushqyese dhe për një shtatzani të sigurt mund të fusim frutatat, produktet barishtore ose te gjelbërtat, mishi i kuq dhe pa yndyrnë, bishtajoret, bulmeti me nivel të ulët yndyror dhe së fundi lëngjet e frutave, mundëisht lëng i prodhuar në shtypja e frutave në kushte shtëpiake.

Megjith efektet positive që ka dhënë praktikimi i një diete të tillë, sërish mjekët dalin në një përfudim: I konsumoni vazhdimisht produktet e mësipërme, por mos e teproni me to, sepse në brendësi të tyre gjenden sasira të caktuara sheqeri dhe yndyrne, bashkimi i të cilave do të krijonte një masë të madhe të tyre,dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme.

Gjithashtu, duhen të shmangen të ndejurit me orare të zgjatura ulur dhe këshillohet të ecet deri në 2 kilometër në ditë, pasi kështu do të digjnit më shumë kalori se sa merrni.

Por, për të qenë sa më të sigurta dhe të informuara, femrat që kanë vendosur të bëhen nënë për herë ose jo, është e këshillueshme që më parë të konsultohen me mjekun ekspert. 

/komuniteti