Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pediatria pa rrymë, zëdhënësja nuk di detaje

30.10.2015 - Klinika e pediatrisë për disa orë ka mbetur pa rrymë paditen e sotme. Kështu është raportuar në KALLXO.com nga një qytetar. I njëjti ka thënë që fëmijët gjatë kësaj kohe, që ngaora 14, nuk kanë mundur të marrin shërbimet e caktuara, madje nuk kanë mundur as të inhalohen.

Por Linda Qyqalla, zëdhënëse e Qendrës Klinike e mohoi këtë dhe tha se gjithçka është rregulluar pas pak kohësh, duke mos specifikuar kohëzgjatjen e mungesës së energjisë.

“Ekipet kujdestare kanë dalë dhe e kanë rregullu këtë problem dhe gjithçka është në rregull. Para nji ore është rregullu gjithçka. Nuk ka pas diçka ku është rreziku trajtimi i pacientëve. Nuk më thanë për sa kohë, por jo krejt klinika e pediatrisë ka mbetur pa rrymë, kanë qenë disa pjesë, disa reparte. Nuk ka pas naj raportimi në të cilën pacientët kanë pas problem me trajtimin e tyre, po flas sipas shefit të shërbimeve teknike”, deklaroi Qyqalla.

E njëjta për informacion të detajuar i tha KALLXO.com që të kontaktojë shefin e shërbimeve teknike, Mehdi Krasniqi, por ky i fundit nuk e hapi telefonin pas thirrjeve të vazhdueshme.

Burimi: kallxo.com

/komuniteti