Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pesë befasi të pakëndshme të cilat mund t’i prisni në shtatzëni

04.05.2016 - Gjatë shtatzënisë trupi ndryshon mjaft, mirëpo pos rritjes së sisëve, shkuarjes së shpeshtë në tualet dhe ndjenjës së vazhdueshme e urisë, ja edhe çfarë mund të prisni në shtatzëni…

MJEKRA

Nga fundi i shtatzënisë është e mundshme të shfaqet mjekra e cila nuk do të zhduket edhe pasi që hormonet të kthehen në gjendjen normale, transmeton Telegrafi.

2. NDRYSHIM I FORMËS SË HUNDËS

Muajt e fundit të shtatzënisë është më se e mundshme që të vëreni që hunda ju është pak më ndryshe seç e keni pasur. Nuk keni nevojë të brengoseni, ky ndryshim nuk është i përhershëm!

3. NDRYSHIMET NË LËKURË

Shfaqja e puçrrave dhe piklave është plotësisht normale, mirëpo kur ato shfaqen nën sqetull dhe përreth qafës, mund të shkaktojnë ndjenja shumë të pakëndshme.

4. VENAT

Për shkak të gjendjes në të cilën ndodheni, është e mundshme që t’ju shfaqen venat. Kryesisht shfaqen në lakesat e gjunjëve apo në stomak dhe nuk janë fare përvojë e këndshme.

5. SHPUTAT E KËMBËVE DO T’JU BËHEN MË TË MËDHA

Po qe se shputat tuaja janë të vogla, nuk do të keni problem, mirëpo nëse keni mbathur këpucë me numër të mëdhenj, mund t’ju shkaktojnë mjaft nervozizëm. Këto befasi vetëm do t’ju përgatisin për të njohur personin më të rëndësishëm në jetën tuaj. Vetëm atëherë do të fillojnë sfidat e vërteta!

Burimi: telegrafi

/komuniteti