Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pesë mënyra për të përmirësuar sjelljen e fëmijës tuaj

25.05.2015 - Ja disa mënyra që përmirësojnë sjelljen e fëmijës tuaj:

- Mundohuni që atë që doni ta korrigjoni ta arrini pa përdorur forcë . Le të duket si lojë, e jo si obligim . Për shembull nëse duhet të shkojë në krevat, përdorni orën dhe thuajini të fshihet nën kuvertë para kalimit të kohës.

- Mësojeni në vetëkontrollim. Lejoni që të zgjedhi mes obligimeve. Për shembull të zgjedhë cilin libër ta lexojë para se të flejë.

- Mos u mundoni që të korrigjoni çdo gjë përnjëherë. Zgjidhni një ose dy punë në të cilat duhet të punoni.

- Jepni fëmijës kohë që të mësojë. Sjellja ndryshon ngadalë. Për shembull, luteni që të luajë qetë, 10 minuta. Jepni lëvdata për të. Pas disa ditëve, rriteni këtë kohë në 15 minuta. Lëvdërojeni vetëm nëse e ka realizuar kërkesën. Vazhdoni më tutje.

-Mund të formoni sistem të shpërblimit, me pikat të cilat duhet t’i përfitojë nëse sillet mirë. Shfrytëzoni ditar, ku saktësisht do të shënoni se ç’ka ndodhur. Nëse sillet mirë – jepni pik&eum l;, nëse fiton 10 pika- fiton shpërblim të vogël, e cila për të nuk është aq e rëndësishme.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti