Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pilulat kontraceptive shkaktojnë trombozën në vena

16.01.2012 - Rreziku nga tromboza e venave është dy herë më e lartë tek ato femra që përdorin pilulat kontraceptive të gjeneratës së tretë (që përmbajnë substancat “dezogestrel”, “gestoden dhe “drospirenon”), se sa tek ato femra të cilat përdorin pilulat e gjeneratës së dytë.


Deri te një rezultat i tillë shkencëtarët erdhën pasi kishin hulumtuar më shumë se 1,7 milion femra për një periudhë kohore nga viti 2001 deri në vitin 2009. Rezultatet e këtij hulumtimi ishin vërtetuar dhe pas një hulumtimi tjetër që kishte kryer Drejtoria Amerikane për Kontroll të Produkteve Ushqimore dhe Farmaceutike.

Shkencëtarët theksojnë se nuk duhet bërë panik, sepse tromboza në vena si pasojë e pilulave kontraceptive është mjaft e rrallë, por se një këshillë e gjinekologut do të ishte e nevojshme./zhurnal/

/komuniteti