Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prindër kujdes kur i dërgoni fëmijët në “pishinat me topa” – shkenca sapo e zbuloi që janë tejet të rrezikshëm

30.04.2019 - Pishinat me topa, që janë aq të famshëm e aq të dëshirueshëm për fëmijët, janë të mbushura me baktere të cilat shkaktojnë sëmundje, ka zbuluar një studim i ri.

Kërkuesit nga Universiteti i Gjeorgjisë Verore, ka ekzaminuar disa nga këto sheshe lojërash të fëmijëve dhe ka zbuluar mbi 31 lloje bakteresh të cilat shkaktojnë infeksione të fshikëzës urinare deri te kanalet e zemrës.

Po ashtu, është bërë e ditur se këto sheshe lojërash kalojnë ditë e javë pa u pastruar e për këtë arsye mbushen me shumë baktere të cilat janë të rrezikshme për fëmijët dhe bëjnë thirrje që prindërit të kenë kujdes e të mos i ekspozojnë fëmijët karshi kontaminimeve të tilla.

Madje këto puseta me plot ngjyra, janë krahasuar edhe me toaletet të cilat përmbajnë me dhjetëra baktere, shkruan Daily Mail, transmeton Prive.al.

Burimi: prive.al

/komuniteti