Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prindërit të painformuar për rëndësinë e vitaminës D

27.11.2017 - Vitamina D dhe rëndësia e saj në forcimin e kockave

Nëse mendoni se fëmija juaj po merr mjaftueshëm vitamin D, duke pirë qumësht gaboheni. Studimet e fundit kanë treguar se shumë fëmijë kanë mungesë të theksuar të vitaminës D.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë foshnjet nën 1 vjeç kanë nevojë për 400 IU vitamin D në ditë, kurse fëmijët më të rritur si dhe adoleshentët kanë nevojë për 600 IU në ditë.

Për shkak të mënyrës së jetesës thuajse, në çdo popullsi ka mangësi të vitaminës D. Kjo vitaminë esenciale ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe fosforin, të cilat janë shumë të rëndësishme për formimin e kockave.

Mungesa e vitaminës D është shkaktare e sëmundjes së raketizmit dhe zbutjes së kockave, një sëmundje kjo, e cila ka njohur rritje në SHBA, sidomos tek fëmijët nën moshën dy vjeçare.

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e frakturave të kockave, tek fëmijët më të mëdhenj si dhe tek adoleshentët.

Marrja e suplementeve shtesë është mjaft e rëndësishme, pasi kjo vitamin sigurohet kryesisht nga dielli, dhe në ditët e ftohta të dimrit organizimi ka deficit të saj.

Suplementet me vitamin D

Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri duhet patjetër t’u jepet vitamin D3, 400 IU në ditë. Gjithashtu edhe fëmijët që ushqehen me qumësht formulë, në sasi më të vogla se 900 ml duhet të marrin shtesa të vitaminës D 400 IU në ditë.

Adoleshentët duhet të marrin 600 IU në ditë vitamin D.

Fëmijët e sëmurë me probleme të eshtrave ose ata me fibrosë cistike duhet të marrin doza më të mëdha të vitaminës D.

?Farmacisti Mr.Ph Florim Veseli thekson se marrja e vitaminës D tek fëmijët është mëse e nevojshme, pasi ne jetojmë në një vend të ftohtë, ku mungesa e diellit është e theksuar.

-“ Vitamina D duhet marrë patjetër, duke filluar që nga muaji tetor kur rrezet e diellit pakësohen e deri në fund të prillit. Mund të ndërpritet vetëm gjatë verës kur ekspozimi ndaj rrezeve të diellit që është burimi kryesor i Vitaminës D është më i madh. Prindërit nuk janë shumë të informuar ndaj rëndësisë së vitaminës D dhe e ndërpresin marrjen e suplementeve, porsa fëmija mbush 1 vjec, që lidhet me periudhën kur ai fillon të ecë. Kjo është e gabuar pasi në këto momente fëmijës i duhet edhe më shumë vitamina D, që ndihmon përthithjen e kalciumit dhe forcon jo vetëm eshtrat, por edhe dhëmbët.– thekson farmacisti Veseli.

Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar disa lidhje mes vitaminës D dhe parandalimit të sëmundjes së kancerit.

Burimi: cicerima

/komuniteti